Ministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiq, ka paralajmëruar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka thënë se është rrugës për të shkuar te kryeministri, e ku do t’i paraqesë disa propozime të cilat priten të jenë të pakëndshme.
“Jam rrugës për te kryeministri, do t’i kemi disa propozime dhe të njëjtat fatkeqësisht nuk do të jenë të bukura. Kjo që po ndodh te zëvendësi im, ai e ka sigurinë e tij në rrezik. Më duhet së pari ta bisedoj me kryeministrin, nëse kemi ndonjë kuptim të situatës, do t’i prezantoj me kohë ndoshta nesër nëse kemi marrëveshje”, ka thënë ai për Dukagjinin, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se Radimiroviq është dënuar me 10 ditë burgim nga Serbia teksa tha se qëllimi i Vuçiqit është zhvendosja e serbëve që janë në Kosovë.