Kokaina e kapur në Shqipëri i përkiste organizatës kriminale kolumbiane “Clan del Golfo”, ka deklaruar ministrit kolumbian i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas.
Gjatë një vizite, në bazën kundër trafikut të narkotikëve në Policinë e Shtetit të Kolumbisë, tha se “Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte informuar tashmë se gjatë një operacioni të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare janë kapur 613 kg kokainë e bandës kriminale “Clan del golfo”, në portin e Durrësit, në Republikën e Shqipërisë, më 2 mars”.
Sipas ministrit kolumbian, “Clan del Golfo” ka kontakte në disa porte të Evropës, ku dërgon ngarkesa droge. Ai tha se kjo organizatë ka humbur nga viti 2014 rreth 6 miliardë dollarë.