Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë raportimi të tij në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, thotë se mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore do të fillojë në fund të vitit 2018.
Ai tha se sigurimet shëndetësore vetëm janë premtuar dhe nuk ka pasur një planifikim të duhur, madje sipas tij, ideja e vetëfinancimit krijon kushte për korrupsion.
Sipas tij, ministria ka dështuar në krijimin e agjencisë për mbledhjen e premiumeve dhe kjo e bën të pamundur që të fillojë mbledhja e tyre në këtë kohë.