Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anusiq, do ta vizitojë nesër Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Ai pritet të arrijë në Kosovë rreth orës 16:30.
“Ftoheni të merrni pjesë për të përcjellë vizitën e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës”, thuhet në njoftim.