Ministri i Shëndetësisë i Principatës së Lihtenshtajnit, Mauro Pedrazzini, ka nisur një apel interesant për punonjësit e administratës shtetërore.
Meqenëse në vend nuk ka mbetur fare materie dezinfektuese, punonjësve u sugjerohet të marrin nga bodrumet e tyre shishe me pije që kanë shkallë të lartë alkooli, në mënyrë që prej tyre të prodhohet dezinfektues, shkruan 20minuten.ch.
Rakia e grumbulluar në këtë mënyrë dërgohet për t`u distiluar në një distileri, transmeton albinfo.ch. Më pas nga kjo masë e destiluar në farmacitë e vendit prodhohet uji dezinfektues.
Kjo letër nga ministri i Shëndetësisë po qarkullon në grupet e Whatsapp dhe Facebook. Por mesazhi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Ndërkohë, vetë Pedrazzini e ka pranuar për blick.ch se apeli është i vërtetë dhe rrjedh prej tij.