Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka thënë se sulmi masiv i Iranit ndaj Izralit do të çojë në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme.
“Së bashku me agresionin aktual të Rusisë në Ukrainë, një tjetër krizë serioze ushtarake rajonale në Lindjen e Mesme mund të ketë implikime dramatike në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar. Kujtojmë situatën shumë të vështirë të popullatës civile në Gaza, ku Izraeli mban përgjegjësinë e tij për vuajtjet e civilëve, e të cilën ne gjithashtu e dënojmë”, ka shkruar ai në rrejtët sociale, transmeton albinfo.ch
Kandidati për president nga Fornti Europian, Bujar Osmani ka shtuar se ka formuar edhe shtabin e krizës nëse do të ketë nevojë.
Formuam shtabin e krizës, përgjegjës për organizimin e evakuimit të shtetasve tanë nga Izraeli e më gjerë nga Lindja e Mesme, nëse do të ketë nevojë.
Ai ka bërë thirrje që presidenti të thërrasë Seancë të Këshillit të Sigurimit ku do të shqyrtohen skenarët e mundshëm të përshkallëzimit eventual të situatës në Lindjen e Mesme dhe riaktualizimit të rrugës ballkanike të emigrantëve.
Sipas tij, të dhënave që disponojmë, 40-50 shtetas tanë ndodhen në Izrael, duke përfshirë familjet e personelit tonë diplomatik në Tel Aviv.