Ministrit i Punëve të Jashtme i Estonisë, Urmas Reinsallu, në takimin që ka pasur me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov, në konferencën e sivjetshme Lenart Meri në Talin, ka lavdëruar shtetin, i cili pak kohë më parë arriti marrëveshje historike me Greqinë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i orientuar drejt ardhmërisë, i cili paraqet shembull pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën”, citohet të ketë thënë ai, raporton MIA, transmeton albinfo.ch.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitrov, tha se vendi i tij është rrëfim i suksesshëm, i cili duhet të njihet dhe të përforcohet përmes hapjes së negociatave aderuese me BE-në.
“Kjo do të jetë motiv i fuqishëm për ne dhe sinjal i qartë për tërë rajonin”, tha Dimitrov në takimin.