Ministri i Punëve të Brendshme, Behgjet Pacolli, ka shkruar rreth shtyrjes së takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Paris.
Ai ka thënë se me shtyrjen po vonohet edhe marrëveshja.
“Takimi i Parisit po shtyhet, me këtë vonohet edhe arritja e Marrëveshjes Kosovë-Serbi. Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar nga teket e Serbisë”, ka shkruar në Facebook.
“Serbia po mbahet e lidhur fort me Rusi, prandaj vendet e tjera nuk kanë pse të mbesin peng i kësaj agjende. BE-ja dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë. Vetëm atëherë samitet nuk do të shtyhen dhe arritja e Marrëveshjes do të jetë opsion real. Më vjen keq që Serbia preferon vonesat, sabotimet, ekuivokët”, ka shkruar Pacolli në Facebook.