Skip to content

Ministri Bytyqi pret rezultate të mira në testin PISA

Ky testim do të zgjasë tri orë, dhe edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë në Prizren

Ministri i Arsimit të Kosovës, Shyqyri Bytyqi, ka qëndruar për vizitë në Shkollën Fillore “Ibrahim Fehmiu” në Prizren, në ditën kur ka filluar mbajtja e testit ndërkombëtar PISA.

Bashkë me të ishte edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe drejtori i arsimit në këtë komunë, Skënder Susuri.

Duke mos treguar për emrat e shkollave ku po mbahet ky test, ata bënë të ditur se testi sot do të mbahet vetëm në komunën e Prizrenit, dhe ka filluar në ora 11:00, përcjell albinfo.ch.

Ky testim do të zgjasë tri orë, dhe edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë në Prizren.

Sipas rregullave, nuk është i lejuar xhirimi e as zbulimi i lokacioneve se ku po mbahet testi PISA.

Ministri pret rezultatet shumë të mira nga PISA, ndërkaq u tha se janë bërë parapërgatitje të mjaftueshme dhe që janë vetëdijesuar nxënësit që ata me dijen e tyre e përfaqësojnë Kosovën në këtë test.