Ministri i Mbrojtjes në Bullgari, Krassimir Karakachanov, i ka quajtur lajme të rreme ato në të cilat thuhet se në Bullgari kanë mbërritur migrantë ilega në bordin e avionëve ushtarak të cilët më pas do të shkojnë në Europën Perëndimore.
Sipas ministrit të mbrojtjes, kjo gjë nuk mund të ndodh pasi që aeroplanët bullgarë dhe ata të vendeve aleate janë gjithmonë nën kontrolle të rrepta, shkruajnë mediat bullgare, përcjel Albinfo.ch.
”Ne do të zhvillojmë një takim qeveritar për t’u përballur me situatën si edhe me masat e marra për të verifikuar se kush janë personat që duan të krijojnë tensione”, theksoi ministri.