Faktikisht shpërbërja e Jugosllavisë ka ndodhur më 1991 respektivisht më 1992 kur tri Republikat e saj Sllovenia , Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina nëpërmjet një Referendumi gjithë popullor deklaruan zyrtarisht shkëputjen e tyre nga Federata jugosllave. Po në këtë periudhë këto vende u bënë Anëtare të Kombeve të Bashkuara. Kurse Maqedonia u bë anëtare e kësaj Organizate më 8 prill 1993 . Ndërkaq Mali i Zi më 28 qershor 2006, prandaj shtrohet pyetja a është i demoduar dhe i pakuptimtë mbishkrimi me Made in Yogoslavie mbi pasuritë minerale të Trepçës së Kosovës,kur de facto e de jure dihet se kjo krijesë artificiale u shua plot qe njëzet e dy vjet.
Këtë korrigjim është dashur që ta bëjë në mënyrë administrative Qeveria e Kosovës ,menjëherë pas shpalljes së Kosovës si Republikë e Pavarur dhe njohjes së saj nga Zvicra. Nëse ka pasur zhvillime procedurash rreth kësaj çështje të dyja vendet është dashur ta njoftojnë opinionin.
Nismat e Shoqatave apo të Klubeve të ndryshme për ndërhyrje në këto probleme nuk janë aspak serioze sepse zbehin keq kompetencat dhe rolin e Ministrisë apo të Departamentit i cili apo e cila e e ka detyrim dhe përgjegjësi këtë punë.
Arif Ejupi