Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një reagimi të premten mbrëma ka thënë se pagat e tyre nuk kanë dalë as pas datës 24 nëntor, duke shtuar se marrëveshja e arritur me Bordin është shkelur.
Ata kishin protestuar për 10 ditë në kërkesë të pagesës e shkarkimit të kryeshefit muaj më parë.
Dolën nga greva nën tokë kur arritën marrëveshjen, përcjell albinfo.ch.