Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila së bashku me një ekip kosovar janë nisur për të marrë pjesë në maratonën ndërkombëtare “Viena City Marathon” njoftojnë mediat nga Prishtina.
“Viena City Marathon” organizohet për të 33-tën herë ndërsa do të mbahet më datën 10 prill.
Disa ditë para nisjes për në Vjenë, kryetarja Kusari – Lila ka postuar edhe disa fotografi nga përgatitjet e fundit të ekipit vrapues kosovar.
Ky aktivitet njihet si një nga ngjarjet më të mëdha të këtij lloji në kryeqytetin austriak.
