Klubi i Vushtrrisë dje zyrtarisht e siguroi inkuadrimin në Ipko Superligë për edicionin e ri.
Përkundër humbjes që pësoi nga Dukagjini i Klinës, skuadra vushtrriase pati mjaftueshëm pikë për t’u inkuadruar direkt në elitën e futbollit kosovar. E, një lajm i tillë ishte shumë i mirëseardhur për ish-anëtarin e kësaj skuadre, njeriun e momentit, Milot Rashicën.
Anëtari i Werder Bremenit dhe i Kombëtares së Kosovës e uroi Vushtrrinë për inkuadrim përmes një postimi në rrjetet sociale.
