Milijarderja zvicerane, Margarita Louis-Dreyfus, pronare e klubit të futbollit Olympique Marseille, ka lindur binjakë në moshën 53-vjeçare, njoftoi të hënën zëdhënësja e saj.
“Margarita Louis-Dreyfus lindi binjakë, nëna dhe vajza janë mirë”, ka konfirmuar një zëdhënëse informacionin e publikuar në media këtë fundjavë, përcjell albinfo.ch.
Lindja e binjakëve ishte pritur në fillim të prillit. Babai i tyre është një bankier zviceran, Philipp Hildebrand (52).
Zvicerania me origjinë ruse, Margarita Louis-Dreyfus, tashmë është nënë e tre djemve, dy prej tyre i ka me Robert Louis-Dreyfus, i cili vdiq në vitin 2009.
Biznesmenia ka trashëguar kompanië Louis-Dreyfus pas vdekjes së burrit