Mijëra italianë kanë pranuar se ka fshehur një total prej më shumë se 41 miliardë euro në llogaritë bankare zvicerane. Me legalizimin e këtyre parave të „zeza“, Italia do të fitojë me miliarda nga taksat shtesë. Bankat zvicerane mund të humbin klientët e tyre.
Një vit kishin kohë italianët që të tregojnë dhe të zbulojnë paratë e tyre që kanë feshehur jashtë vendit. Programi kishte përfunduar në fund të nëntorit.
Tani është në aksion Ministria e Financave e Italisë. 130 mijë kanë ikur nga tatimi. 70 për qind e tyre kishin paratë e tyre në një total prej më shumë se 41 miliardë euro të fshehura në llogaritë bankare zvicerane.
Përmes programit të zbulimit, Qeveria e Italisë do të marrë rreth katër miliardë euro këtë vit dhe vitin e ardhshëm.