Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëron Zvicrën për të qenë shumë e vetëdijshme për lidhjet e ngushta me Kinën.
Në një intervistë për gazetën NZZ, Pompeo thotë se vendi duhet të “mbajë sytë hapur“.
Çështja kryesore është përdorimi i pajisjeve kineze Huawei.Shtetet e Bashkuara e kanë ndaluar kompaninë për shkaqe sigurie, përcjell albinfo.ch.
Sekretari i Shtetit thotë se nëse Zvicra përdor teknologjinë kineze atëherë informacioni i dërgohet qeverisë kineze.
Pajisjet e Huawei përdoren nga të gjitha kompanitë zvicerane të telekomunikimit.