Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka pranuar kërkesën e prokurorit Saimir Smaka, i cili i kërkoi 1 vit burgim, shkruan balkanweb, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se ngjarja në fjalë ndodhi në verë, ku sherri nisi pas ngatërresës së numrit të peshqve. Pas debateve, turistët kanë lënë ambientin e restorantit, ndërsa biznesmeni Kokëdhima është hedhur sipër furgonit, me të cilën udhëtonte familja spanjolle e biznesmenit të njohur spanjoll Eugenio Galdon, themelues i kompanisë ‘ONO’.
Ndonëse furgoni ishte në ecje, Kokëdhima godiste me grushte xhamin e përparëm, ndërsa e theu atë. Pamjet e rënda u filmuan nga turistët, ndërsa bënë xhiron e rrjeteve sociale, edhe përtej kufirit. Lokali “Panorama” në Porto Palermo, i cili ishte në pronësi të Kokëdhimës, u shkatërrua nga IKMT-ja menjëherë pas ngjarjes së rëndë me arsyetimin se objekti nuk ishte i legalizuar.