Në vitin 2021, Migros dhe Coop nuk ishin më në mesin e 40 shitësve më të mëdhenj me pakicë në botë, transmeton albinfo.ch. Në një listë të përpiluar nga firma konsulente Deloitte, Migros zuri vendin e 41-të dhe Coop ishte i 43-ti.
Sipas agjencisë së lajmeve AWP, radhitje në vitin 2020 ishte ndryshe: Migros ishte i 36-ti dhe Coop i 39-ti.
Në Migros qarkullimi ishte pak më shumë se 28.3 miliardë dollarë në vitin 2021, ndërsa në Coop 27.6 miliardë dollarë. Mirëpo, ky i fundit ka arritur të fitojë terren në duelin brenda Zvicrës, shkruan tagesanzeiger.ch.
Kjo shihet nga fakti se, ndërsa shitjet e Coop janë rritur me 4.7 për qind, ato të Migros-it kanë rënë me 3.1 për qind.
Numri një në botë ishte Walmart nga SHBA, përcjell albinfo.ch. Grupi amerikan arriti shitje prej gati 573 miliardë dollarësh.