Hulumtuesit shkencorë nga Instituti për Tregun e Punës dhe për hulumtime profesionale i Nürnbergut (IAB) kanë bërë studime lidhur me ndikimin që ka migracioni masiv në ekonominë e Gjermanisë. Me këtë rast ata kanë ardhur në përfundimin se ky fluks i madh ka ndikim negativ ekonomik, transmeton albinfo.ch mediat gjermane.
Këtë gjetje ata e kanë arsyetuar me faktin se refugjatët nuk kanë kualifikime të mjaftueshme profesionale dhe po ashtu kanë njohuri të pamjaftueshme të gjuhës. Nisur nga këta faktorë ulet brutoprodhimi shoqëror i Gjermanisë për kokë banori ndërsa rritet edhe kuota e të papunëve.
Për këtë arsye, studiuesit në fjalë kërkojnë marrje masash të gjera për kualifikimin e refugjatëve. “Nëse nuk veprohet diçka në këtë drejtim, atëherë migracioni pritet të ketë edhe pasoja afatgjata negative”, kanë thënë studiuesit në fjalë.