Pozicioni numër 1 në renditjen e brengave në barometrin e tretë të këtij viti është migracioni. Rezultati i tillë nuk është befasi, ngase në të gjitha barometrat e fundit të zgjedhjeve në këtë legjislaturë kjo temë ka zënë vendin e parë.
Çuditërisht, megjithatë 46 për qind e të anketuarve e kanë quajtur migrimin si problemin më të ngutshëm në krahasim me vetëm 34 për qind në muajin qershor.
Anketa është kryer në emër të SRG-së nga Instituti për hulumtime gfs.berne mes 21 dhe 29 gushtit. Janë intervistuar 2013 njerëz.
Në pjesën frankofone në Zvicër dhe Ticino çështja e migrimit është top temë, pastaj vjen papunësia, e cila është gjithashtu një problem që kërkon zgjidhje urgjente, veçanërisht në Ticino. Në pjesën gjermane në Zvicër, megjithatë ky shqetësim është renditur vetëm në vendin e 5-të