André Calmy asnjëherë nuk ka bërë politikë. E megjithatë ai ka qenë në të gjitha betejat e Zonjës Calmy-Rey. Gjithnjë larg dritave të vëmendjes, ish-kreu i një kompanie të shpërndarjes së librave, burri i matur i Micheline Calmy-Rey ishte admiruesi i saj më i zjarrtë dhe kurrë nuk doli përpara saj.
Që nga hyrja e saj si deputete e Partisë Socialiste në Këshillin e Madh të Gjenevës deri në vendin e Këshilltares nacionale për kreun e Këshillit Federal, “ai ka qenë shtylla dhe mbështetja ime më e madhe morale”, tha zonja Calmy-Rey.
Ata kanë 50 vjet bashkëjetesë, “një rekord” siç thotë ish këshilltarja.