Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se gjendja e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, është përmirësuar.
“Daily Mail” raporton se ai ka bërë përparime të jashtëzakonshme sa i përket shëndetit, pas një periudhe të gjatë rehabilituese si pasojë e aksidentit të pësuar në Merbel të Francës.
Raportohet se legjenda e Formula 1 është i vetëdijshëm dhe nuk ka më nevojë për ndihmën e pajisjeve, përcjell albinfo.ch.
Ai nuk është i lidhur pas shtratit dhe nuk ka nevojë për frymëmarrje artificiale për të qëndruar në jetë, derisa edhe pesha e tij po kthehet në gjendje normale.
Schumacher banon në shtëpinë e tij në Zvicër, në një dhomë të përshtatur për trajtimin e tij shëndetësor.