Michael Lauber është propozuar për të zënë vendin bosh, pas shkarkimit muaj më parë të Erwin Beyeler, të prokurorit federal të Zvicrës.
Komisioni për çështje gjyqësore i dy dhomave të parlamentit nacional i ka propozuar parlamentit që në këtë post të rëndësishëm të zgjedhë z. Lauber.
Michael Lauber aktualisht punon si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të tregut financiar të Lihtenshtajnit.
Përcaktimin për Michael Lauber, anëtarët e komisionit e kanë bërë pas dëgjimit të shtatë kandidatëve dhe kandidateve, ka thënë për medie kryetari i komisionit, Reto Wehrli.
Parlamenti Nacional parashihet të marrë vendim përfundimtar për zgjedhjen e prokurorit federal në sesionin vjeshtor të tij.