Për këtë qëllim, autoritetet zvicerane po zbatojnë metodat më të reja duke krahasuar shenjat e gishtërinjve të azilkërkuesve me të dhënat e ruajtura në bazën evropiane të të dhënave për viza “CS VIS”.
Zvicra ishte një nga vendet e para anëtare të Shengenit që aplikon këtë instrument për të zbuluar keqpërdorimin e vizave shengen vetëm për të kërkuar azil, thotë Zyra Federale për Migracion (BFM).
Me këtë proces mund të zbulohet nëse një shtet i Shengenit ka lëshuar një vizë për azilkërkuesit.
Në bazë të marrëveshjes së Dublinit atëherë shteti që ka lëshuar vizën është përgjegjës për azilkërkuesin.
Krahasimi i shenjave të gishtërinjve po zbatohet nga 12 dhjetori. Metoda e re e quajtur «Asyl-CS-VIS» ka zbuluar deri më tani 87 raste të keqpërdorimit.
Identifikimi i shpejtë përshpejton riatdhesimit e azilkërkuesve në vendin e origjinës, thonë në BFM.