Ai për gazetën italiane “Il Messaggero” ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të konsolidojnë marrëdhëniet e tyre drejt integrimit evropian, por pa prekur çështjen e kufijve.
“Për paqen, jo vetëm në rajonin tonë, është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit evropian, por pa prekur çështjen e kufijve”, ka thënë Meta.
I pyetur për çështjen e emigrantëve, Meta tha se Italia nuk duhet lënë e vende në përballimin e këtij fenomeni, përcjell albinfo.ch.
Ai në këtë intervistë ka folur edhe për integrimin e Shqipërisë, duke nënvizuar se BE-ja duhet të shohë në optikën e duhur progresin e bërë nga Shqipëria.
“Shpresojmë që bisedimet të hapen dhe Shqipëria të ketë anëtarësim të shpejtë”, ka thënë presidenti.