Edhe pse Policia e Tiranës refuzoi kërkesën e emigrantëve për tubim në kryeqytet në ditët e fundit të dhjetorit, Presidenti Ilir Meta tha se të gjithë mërgimtarët janë të ftuar të protestojnë në oborrin e Presidencës, shkruan albinfo.ch.
“Shqiptarët kanë protestuar dhe në diktaturë, pavarësisht kostove të tmerrshme dhe nuk besoj se një gjë e tillë të ketë ndodhur, por edhe nëse ka ndodhur, të gjithë emigrantët janë të ftuar të protestojnë në oborrin e Presidencës”, ka thënë Meta.
Diaspora në Shqipëri në këtë fundvit kishte paralajmëruar protestë para Kryeministrisë më datat 28, 29 dhe 30 dhjetor.