Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka nënshkruar kontratë të re me klubin, me klauzolë 700 milionë euro.
Argjentinasi 30 vjeçar tani ka kontratë me klubin katalonas deri në fund të sezonit 2020-2021.
Që kur iu bashkua Barcelonës në moshën 13-vjeçare, Messi ka ndihmuar klubin të fitojë tetë tituj të ligës spanjolle dhe të fitojë Ligën e Kampionëve katër herë, transmeton Albinfo.ch.
Messi ka realizuar 523 gola në 602 paraqitje për Barcelonën. Ai mori të premten çmimin Këpuca e Artë Evropiane, për më së shumti gola të shënuar në Evropë sezonin e shkuar, pasi realizoi 37 herë në La Ligë.
Messi përmes numrave
4788 – ditë që nga debutimi te Barcelona
361 – gola në La Ligë
40 – tregolësha në karrierë, 36 për Barcelonën, katër për Argjentinën
30 – trofe me klubin
8 – tituj të La Ligës
4 – tituj të Ligës së Kampionëve