Rrrahmani që ka luajtur në Kosovë për Ramiz Sadikun dhe Drenicën, pastaj te Partizani në Tiranë, për të kaluar në Kroaci, ka një pagë të rëndësishme në këtë klub.
Ish-mbrojtësi i Dinamo Zagrebit paguhet 7.500 euro në javë, duke u renditur në mesin e pagave në klub.
Muaji i bie diku mbi 30 mijë euro, ndërsa viti 360 deri në 400 mijë.
Ndërsa më pak i paguari është Marash Kumbulla, me vetëm 2.000 euro pagë në javë, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.