Lajme edhe më të hidhura kanë ardhur nga Amerika, teksa mediumet raportojnë se së bashku me Kobe Bryant ishte edhe vajza e tij 13 vjeçe, transmeton albinfo.ch.
“Kobe Bryant ishte në helikopter me vajzën e tij, Gianna që vdiqen nga rrëzimi i helikopterit në Calabasas”, shkruan TMZ.
Pos Kobe Bryantit dhe bijës së tij, Giannas, është mësuar se në helikopter në momentin e aksidentit fatal ishin edhe një bashkëlojtare e Giannas, prindi i saj, dhe piloti.
Sipas burimeve nga ESPN thuhet se helikopteri ishte duke udhëtuar për një lojë basketbolli për vajzën Gianna.
Kobe ishte i martuar me Vanessa Bryant dhe kishin katër vajza, teksa fëmiju më i ri u lind në vitin 2019 dhe më e madhja është Natalia, 17 vjeçare. /Albinfo.ch.
Kujtojmë se Bryant ishte ylli i Los Angeles Lakers për shumë vite me radhë. Përveç që ka fituar katër herë titullin e NBA me këtë ekip, ai po ashtu është zgjedhur disa herë MVP dhe është koshashënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA’së. /Albinfo.ch.
Just the other day https://t.co/cWm5NP9n35
— NBA Retweet (@RTNBA) January 26, 2020
