Pas angazhimit disamujor, do të bëhet hapja solemne e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Emmendigen të Gjermanisë.
Hapja do të bëhet më 08 maj, në orën 17:00, në Markgrafen Grund und Realschule, Neubronnstr.
Të pranishëm do të jenë edhe drejtori i shkollës z. Degelmann si dhe përgjegjësja për integrimin e të huajve në Emmendingen, Sylvia Fall, shkruan albinfo.ch.
Të ftuar janë edhe Ministria e Diasporës dhe konsullata e Kosovës në Stuttgart, me qëllim që prezenca e tyre të bëjë të mundur dhurimin e teksteve shkollore për një punë të mbarë dhe përkrahje për shkollën në formim.