Duket se futbollistët shqiptarë çdoherë e më shumë po dominojnë në tregun botëror, duke u bërë emra të njohur në mbarë globin.
Së fundmi, lojtari Andi Kallaba është shqiptari nga Kosova që po njeh suksesin në futboll në Çikago të SHBA-së, shkruan albinfo.ch.
Në ceremoninë e zhvilluar mes lojtarëve më të mirë të shkollave të mesme, Kallaba është përzgjedhur si mesfushori më i mirë me 23 gola të shënuar. Pas shpalljes së këtij rezultati, ai ka marrë shumë oferta nga kolegje të ndryshme.
Vlen të theksohet se pas këtij suksesi Andit i kanë ardhur shumë oferta nga College të ndryshme nga D1. /Albinfo.ch.


