Derisa po mbahej ‘Parada e Krenarisë’ nga LGBTI në sheshin e Prishtinës, ka pasur edhe disa mesazhe kundër tyre, shkruan albinfo.ch.
Një grup prej disa personash kanë kundërshtuar këtë protestë duke e quajtur të papranueshme për vendin.
Disa të tillë janë parë me flamuj, ku shihej një shenjë e kuqe. si simbolikë e kundërshtimit të komunitetit LGBTI.
Ndërkohë, reagime të shumta ka pasur edhe në rrjetet sociale.
Të pranishëm në marshin që u nis nga sheshi “Skënderbeu” janë ambasadori O’Connell dhe shefja e zyrës së BE-së, Apostolova.