Nëse jeni kthyer nga jashtë ditët e fundit, mund të keni marrë një mesazh me tekst kur kaloni kufirin në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Ky mesazh, i dërguar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ju nxit të testoheni, nëse nuk jeni të vaksinuar ose shëruar nga Covid.
Teksti iu dha tre operatorëve kryesorë celularë në Zvicër.
Sunrise tha se po i dërgon këtë mesazh të gjithë klientëve të saj që kthehen në Zvicër. Në Salt, teksti u dërgohet ekskluzivisht turistëve të huaj nëse telefoni i tyre është i lidhur me rrjetin e operatorit në vend.
Sidoqoftë, operatori më i madh i telekomit në Zvicër, Swisscom, ka vendosur të mos ua dërgojë këtë mesazh klientëve të tij kur ata të kthehen nga udhëtimi i tyre.