Personat me sfond migracioni shqiptar janë të ftuar përzemërisht që të marrin pjesë në një studim (sondazh) shkencor lidhur me identitetet dhe integrimin politik. Sondazhi është pjesë e një projekti hulumtues të financuar nga Federata dhe të realizuar nga Universiteti i Cyrihut, i cili merret me të gjitha grupet e migrantëve.
Ne na intereson me këtë rast të dimë se si ndërlidhet integrimi në procesin politik me identitetet, kulturën si dhe me besimin fetar dhe me vlerat shoqërore.
Sondazhi aktual zgjat rreth 9 minuta dhe u drejtohet të gjithë personave me prejardhje shqiptare, pavarësisht nëse janë të interesuar për politikë ose jo.
Si falënderim, të gjithë pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset fitojnë mundësinë që të dhurojnë 2 franga në një organizatë humanitare. Sondazhi është, natyrisht, anonim dhe i përmbush kriteret etike të Universitetit të Cyrihut. Pjesëmarrja jote na ndihmon që ta kuptojmë më mirë shoqërinë komplekse dhe të ndryshueshme zvicerane.
Ky është linku që ju lidh me sondazhin: LINK