I vendosur, i urtë, por jotolerant ndaj së keqes. Kështu e përshkruan ish-presidentin Ibrahim Rugova, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë, Andan Merovci.
Ai ka folur për KTV-në, në përvjetorin e 12-të vdekjes së ish-presidentit, përcjell albinfo.ch.
Merovci thotë se Rugova ishte njeriu i duhur në kohën e duhur për Kosovën. Figurën e ish-presidentit Rugova, Merovci e vlerëson lart, derisa veçon tri karakteristika të tij. Për Rugovën, Merovci ndër të tjera thotë se ishte njeri i urtë, por jotolerant karshi së keqes.
Ai kujton një nga rastet me ish-presidentin, udhëtimin që kishin nisur nga Tirana për në Shkup. Nga ky udhëtim, Merovci thotë të ketë mësuar të vlerësojë dhe besojë punën e të tjerëve, ashtu siç kishte dëshmuar besim ndaj punës së tij, ish-presidenti Rugova.