Në një konferencë për media gjatë ditës së sotme në Berlin, kacelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar se kriza e fundit qeveritarë në lidhje me politikat migratore në Gjermani, i ka kushtuar koalicionit humbje besimi.
Mediat gjermane kanë shkruar edhe për përqarjet në mes të koalicionit të kancelares gjermane, shkruan Albinfo.ch
Merkel ka thënë se debati mbi politikat e migrantëve ishte i rëndësishëm që të zhvillohej.
“Tonet ishin shpeshherë të ashpra dhe unë i jap shumë, shumë rëndësi gjuhës. Në të ardhmen problemet duhet të zgjidhen në një tjetër mënyrë”, tha Merkel.
Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer kishte kërcënuar se do të prishte koalicionin me Angela Merkel nëse nuk gjendet një zgjidhje për numrin gjithnjë e në rritje të azilkërkuesve duke shkaktuar tronditje në nivel BE-je