Merkel është nderuar nga Garda ceremoniale e FSK-së dhe është pritur nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
Pas aterrimit, kancelaria gjermane ka filluar një takim me kryeministrin Thaçi, të cilit pritet se do t’i rikonfirmojë përkushtimin gjerman për mbështetjen e shtetit të Kosovës.
Pas takimit, kancelarja gjermane dhe kryeministri i vendit tonë, pritet të mbajnë një konferencë për media.
Kancelarja Merkel pritet të vizitojë trupat paqeruajtëse gjermane në Kosovë dhe të takohet me komandantin e KFOR-it.
Kjo vizitë e kancelares gjermane në Kosovë, në këtë kohë shihet si shumë domethënëse.
Tridhjetë ushtarë gjermanë dhe austriakë janë plagosur më 28 nëntor, kur qindra serbë rezistuan një përpjekje nga paqeruajtësit e NATO-s për të hequr barrikadat e ngritura nga serbët në veri të Kosovës.