Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, dhe kancelarja në detyrë e Gjermanisë, Angela Merkel, ranë dakord të nisin negociatat në nivel evropian për të zgjidhur krizën migratore në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.
Një zëdhënës i Merkel tha se gjatë bisedës telefonike mes liderëve, kancelarja gjermane nënvizoi nevojën e bashkëpunimit me agjencitë e OKB-së për emigracionin, për të garantuar ndihma humanitare për refugjatët.
Mijëra emigrantë, shumica nga Lindja e Mesme, janë vendosur në kufi me BE-në dhe këtë Perëndimi e cilëson një “hakmarrje” të Lukashenkos ndaj sanksioneve.
Lukashenko ka mohuar akuza të tilla dhe ka drejtuar gishtin nga BE-ja, duke thënë se nuk po pranon emigrantë që kalojnë përmes Polonisë./Euronews