“Kancelarja ka pësuar shtypje të rënda dhe thyerje të pjesshme të kockës së legenit gjatë festës së Krishtlindjes”, ka thënë zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, për të shtuar se Merkel do të duhet të qëndrojë tre javë në pushim.
Aksidenti kishte ndodhur në një shpejtësi të ulët, por nuk është raportuar nëse dikush tjetër ka qenë i përfshirë në të.
Merkel kish planifikuar vetëm një pushim të shkurtër në Zvicër. Ajo donte të shkëputej për pak ditë nga aktiviteti politik i Berlinit për t’i kaluar pushimet në Engadin deri më 30 dhjetor, raportojnë mediat gjermane.