Skip to content

Mërgimtarja nga Zvicra shpërndan dhurata për fëmijët skamnorë në Gjilan

Suna Arifi, qytetare nga Gjilani, me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, ka shprehur dëshirën që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Rajoni i Gjilanit, të shpërndajë dhurata për fëmijët e familjeve me gjendje jo të mirë ekonomike. Siç raportojnë mediat lokale, së bashku me zyrtarët e njësisë për bashkëpunim me komunitetin kanë shpërndarë gjithsej […]

Suna Arifi, qytetare nga Gjilani, me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, ka shprehur dëshirën që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Rajoni i Gjilanit, të shpërndajë dhurata për fëmijët e familjeve me gjendje jo të mirë ekonomike.

n56

Siç raportojnë mediat lokale, së bashku me zyrtarët e njësisë për bashkëpunim me komunitetin kanë shpërndarë gjithsej 60 dhurata në 11 familje shqiptare, 4 familje rome dhe 1 familje boshnjake.

“Ky gjest i bashkëvendëses sonë ka treguar dëshirën e saj për t`i gëzuar fëmijët skamnorë në prag të festës së fundvitit dhe njëherësh ka treguar besimin që ka pasur në Policinë e Kosovës që së bashku t`i gëzojnë këta fëmijë”, ka thënë Shaban Azizi, përcjell albinfo.ch.