M. A., me vendbanim në Norvegji, ishte bërë kliente e këtij pastrimi kimik në Ferizaj.
Por herën e fundit, para dy ditësh, ajo nuk ishte ndarë e kënaqur me këtë biznes, përderisa me dhunë kishte marrë rrobat e saj, raporton KTV.
Ndonëse paraprakisht i ishte bërë i ditur çmimi prej 70 eurosh që është dashur ta paguante, ajo është nervozuar, pasi çmimi i është dukur i lartë dhe e ka sulmuar fizikisht njërën nga punëtoret aty, përcjell albinfo.ch.
Mërgimtarja ishte ndaluar nga policia dhe ishte intervistuar, por më pas është larguar.
Punëtorja është shprehur e dëshpëruar me autoritetet se si e kanë lëshuar, përkundër sulmit ndaj saj, derisa është e incizuar edhe me kamera.
Edhe pronari ka folur në lidhje me këtë rast, duke treguar si ka ndodhur ngjarja.
https://www.youtube.com/watch?v=nlxNDbfS8RM