Të rralla janë rastet kur gjërat e humbura i kthehen pronarit.
Së fundmi, një mërgimtari nga Kosova i kishte humbur kuleta së bashku me disa dokumente personale si dhe me para.
Por, 18-vjeçari Leutrim Ejupi me banim në Gjermani duhet të ndihet me fat, pasi që ato i janë kthyer brenda pak orësh pasi që i kishin humbur, përcjell albinfo.ch
Personi që i ka gjetur ato ka kërkuar ndihmë për gjetjen e këtij personi përmes rrjeteve sociale.
Pa dyshim, një veprim i tillë është për t’u përshëndetur!
