Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Gjilan, në Rrugën e “Prishtinës”, dje rreth orës 16:00.
Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se ka vërejtur se vetura e tij e llojit ‘Mercedes”, me targa të huaja, e parkuar para një lokali, ishte e goditur me një predhë plumbi në pjesën e bagazhit, shkruan Albinfo.ch.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një predhë kal.9 mm.
Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet të hetohet, ndërsa rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.