Raportohet se ka humbur jetën një mërgimtar shqiptar 56-vjeçar nga Italia. Teksa ai po punonte, thuhet se aksidentalisht ka humbur jetën, përcjell albinfo.ch.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në San Gennaro Vesuviano, në provincën e Napolit.
M.D. u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli të mbijetonte.
Dakaj ishte i punësuar rregullisht në një kompani që merret me logjistikën.
Dinamika se si ka ndodhur ngjarja nuk është ende e qartë.
Një hetim po vazhdon për rastin në fjalë.