Qytetari Burim Hasani ka arritur ta gjejë veturën e tij dy vjet pasi ia kanë vjedhur.
Sipas tij, veturën ia ka vjedhur një serb në Vushtrri, ndërsa atë ka arritur ta gjejë në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook. “Sapo e mora Gjipin në policinë gjermane në Wurzburg, që më është vjedhur tash e dy vjet në Vushtrri. Policia gjermane e ka konfiskuar nga një serb. Falënderimi shkon për policinë gjermane që ma kthyen prapë”, ka shkruar qytetari në rrjetet sociale.
