Një bashkatdhetar ishte kthyer me gëzim nga Suedia në Kosovë, për t’u martuar me nusen që e dashuronte, por një ditë para dasmës, hajnat atij ia prishën gëzimin. Këtij mërgimtari ia vodhën xhipin BMW X6, natën e dasmës. Nga postimi i tij në Facebook, shihet se bashkatdhetarit vetura i është vjedhur në Prishtinë në Bregun e Diellit.
Ndërsa, për ata që i ndihmojnë ta gjejë veturën, pronari i saj ka premtuar shpërblim, shkruan lajmi.net.
“Kërkohet vetura! BMw X6 35D 2009 NGJYREN E BARDH. tabelat te SUEDIS: DTB 995
Vjedhur NPRISHTIN, NE BREGUN E DIELLIT AFER AMBULANTES AFER ORES 01-07.
PASON SHPERBLIMI!!”, shkruan ai.
“Ju lutem Shpërndaje! Keni kujdes në Prishtinë. Nëse dini ku gjendet kerri, ose keni pa diçka ju lutem thirrni. +377 45 36 04 36!! Faleminderit!”, shkruan ai.