Raportohet se një shqiptar 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën nga rënia nga çatia e një fabrike në zonën industriale të Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 9. Viktima quhet Franco Mazelli, familja e tij me origjinë shqiptare banon në Fermano.
Referuar të dhënave paraprake, një pjesë e çatisë ishte shembur dhe si pasojë i riu u rrëzua dhe ra nga 10 metra.
Çdo përpjekje për ta ringjallur rezultoi e padobishme: lëndimet e pësuara nga rrëzimi nga një lartësi brenda ndërtesës ishin shumë të rënda.
Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit së bashku me Inspektoratin e Punës kanë për qëllim të kontrollojnë dokumentacionin, mënyrat e hyrjes së të riut në pallat dhe dëgjojnë ndonjë dëshmitar për të zbuluar nëse viktima po kalonte, apo punonte në vendin ku u gjet pa jetë.
Në vendngjarje, përveç punonjësve shëndetësorë të Kryqit të Gjelbër të Porto Sant’Elpidio, ishte dhe nëna e djalit.
Sipas versionit të parë të ngjarjes, i riu kishte shkuar për të takuar dajën e tij, kompania e të cilit po kryen punimet e saldimit në godinën ku ndodhi aksidenti.