Autoritetet maqedonase në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkupit, ua kanë konfiskuar mijëra euro dy mërgimtarëve të cilët nuk i kishin deklaruar paratë gjatë ardhjes në këtë shtet. Sipas medieve lokale, doganierët kanë zbuluar dy persona që kishin me vete para të pa deklaruara. Atyre u janë konfiskuar një shumë e parave.
Në rastin e parë, në xhepin e xhinseve të një qytetari të Maqedonisë i cili udhëtonte drejt Holandës janë zbuluar 5000 euro, 3000 nga të cilat i ka pasur të pa deklaruara. Sipas rregullores, udhëtari nuk mund të posedon më tepër se 2000 euro mjete të padeklaruara. Si pasojë 3.000 euro i janë konfiskuar.
Në rastin tjetër, njofton Flaka, gjatë kontrollit të një shtetasi të Turqisë i cili vinte me aeroplan nga Stambolli, në bagazhin e tij personal janë gjetur të padeklaruara 12,500 euro dhe 350 dollarë amerikanë. Si pasojë e mos respektimit të rregullores, atij i janë konfiskuar 2.800 euro. Ndaj tyre, janë iniciuar procedura për kundërvajtje.