Anita Rexha, Elvira Dibrani dhe Lavdim Haradinaj janë tre aktivistë humanitarë, të cilët kanë fituar besimin e diasporës për aktivitetet e tyre bamirëse në Kosovë.
Anita Rexha jeton në Zvicër dhe punon si infermiere në klinikën e rehabilitimit në Seewis. Në këtë fushë ajo ka kërkuar mbështetje edhe nga reparte të tjera të klinikave shëndetësore.
Anita Rexha është me prejardhje nga Prishtina dhe ka disa vite që nuk ndalet së kërkuari ndihmë për fëmijët në nevojë. Aksionit të saj iu kanë bashkangjitur humanisti Lavdim Haradinaj nga Gjermania dhe studentja e Fakulteti të Arteve të Bukura në Prishtinë, Elvira Dibrani, e cila ka pesë vjet që angazhohet për familje e fëmijë në nevojë.
Nëse keni pako ushqimore, higjenike apo të holla që dëshironi ti dërgoni tek fëmijet jetim, ju mund të kontaktoni Anita Rexhën në numrin kontaktues (+41) 078 20743 44 apo përmes twiter të mbështesni aksionin humanitar.
